Soreca: Të lumtur që Shqipëria ka marrë dozën e dyta nga Covax

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka bërë një postim në rrjete sociale lidhur me ardhjen e 40.800 doza të vaksinave AstraZeneca përmes mekanizmit “COVAX”.

Ndër të tjera Soreca shkruan se Bashkimi Evropian ka financuar në këtë mekanizëm 2.2 miliardë euro. Më tej Ambasadori i BE-së, shprehet se janë të lumtur që Shqipëria i ka marrë këto doza të dyta nga Covax.

“Të lumtur që Shqipëria ka marrë dozën e saj të dytë të vaksinave  përmes COVAX , ku u dorëzuan 40,800 vaksina për të luftuar COVID-19. BE  është krenare që kontribuon me 2.2 miliardë € në COVAX. Bashkimit Evropian është këtu për të mbështetur Shqipërinë dhe për të mposhtur së bashku këtë pandemi!” shkruan Soreca në Twitter.

Shtuar 18.04.2021 09:04