DW: Qeveria gjermane dëshiron siguri më të madhe digjitale

Qeveria gjermane ka miratuar një projektligj për sigurinë digjitale, i cili do të debatohet ngaBundestagu. Parashikohet që kompanitë të trajnojnë më mirë punonjësit e tyre në këtë fushë dhe të sigurojnë mbrojtje më të madhe të aksesit në sistemet digjitale përmes një opsioni sigurie me shumë faktorë që parashikon të paktën dy hapa verifikimi përpara se të mund të futen në sisteme kompjuterike. Rregullat e reja do të zbatohen për të paktën 30.000 kompani gjermane.

Dëme ekonomike për shkak të sulmeve kibernetike
Gjermania është e detyruar ta miratojë këtë ligj, sepse e kërkon Bashkimi Evropian me direktivën NIS2. Ministrja socialdemokrate e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser, në deklaratën për media të Ministrisë tha, se ligji po miratohet për të forcuar rezistencën e ekonomisë gjermane ndaj sulmeve kibernetike.

Një komponent i rëndësishëm i ligjit të ardhshëm është dispozita që menaxhmenti i kompanisë duhet të marrë përsipër garancinë në rast se nuk merren masat e duhura të mbrojtjes digjitale. Menaxhmenti duhet të mundësojë zhvillimin e një koncepti të mbrojtjes kundër sulmeve kibernetike dhe mbrojtjen e të dhënave.

Kjo quhet “backup-management” në profesion.
Dennis-Kenji Kipker nga Universiteti i Bremenit thotë se menaxhmenti i kompanisë duhet të ketë njohuri dhe se ata që nuk e marrin këtë njohuri rrezikojnë të humbasin të drejtën për të qenë në krye të kompanisë. Kipker shton: “Siguria digjitale është një territor krejtësisht i panjohur në shumë fusha të industrisë gjermane.”


Shtuar 27.07.2024 17:09