Do mbajë emrin e gjyshit të ndjerë? Bastet e fundit për emrin e vajzës së Harry-t dhe Meghan

Ndërsa anëtarja më e re e familjes mbretërore britanike pritet të vijë në jetë në verë, kanë nisur dhe spekulimet se si Meghan Markle dhe Princ Harry do ta quajnë vajzën e tyre.

Pas vdekjes së princit Philip muajin e kaluar, faqja e lojërave të fatit në Angli, Ladbrokes ka parashikuar se çifti i famshëm do ta quajë vogëlushen Philippa.

Fansat besojnë se Duka i Sussex-it do të nderojë gjyshin e ndjerë dhe do t’i vendosë emrin e Dukës së Edinburgut në titullin e vajzës së tij.

Jessica O’Reilly nga Ladbrokes tha: “Fansat mbretërorë gjithnjë e më shumë shpresojnë që Harry dhe Meghan do të vendosin emrin e vajzës së tyre Philippa.”


Shtuar 12.05.2021 16:24