Covid-19 në Greqi, javën tjetër rihapet vendi

Qeveria greke do të marrë masat lehtësuese ndonëse shifrat e  të infektuarve dhe të shtruarit në spitale vijojnë të jenë ende të larta.

Të mërkurën, vendi regjistroi rekordin e rasteve të reja me 3,456 infeksione, ndërsa 630 të intubuar janë gjithashtu shqetësim i madh, përcjell abcnews.al.

Ndërsa situata në spitale dhe vala e tretë e virusit vdekjeprurës është në kulmin e saj, qeveria duket e vendosur të lehtësojë masat për qytetarët.

Mediat greke raportojnë se ky është hapi i parë i relaksimit të situatës së bllokimit, ndërkohë që sezoni i turizmit po afron.

Cilat masa do të relaksohen

Komiteti Shëndetësor, në mbledhjen e tij nesër, do të vlerësojë situatën epidemiologjike në të gjithë vendin. Ai do të vlerësojë masat dhe do të shqyrtojë ndryshimet që duhen dhe më pas çdo vendim do të shpallet në konferencën e rregullt të premten pasdite.

Pra, menjëherë nga fundjava e ardhshme, kuadri i ndalimit të trafikut pritet të relaksohet. Siç është informuar protothema.gr, qeveria dhe ekspertët janë të orientuar të barazojnë kohën e fillimit të ndalimit me ato ditore , pra të fillojnë në 21:00 në vend të orës 19:00 që është e vlefshme tani. Ky vendim vjen pasi dita rritet më shumë, është edhe më e vështirë për qytetarët të “bllokohen” në shtëpitë e tyre kur mund të jenë jashtë për një shëtitje.

Në të njëjtën kohë, nga e hëna, 22 mars, është e mundur të shohim një kthim të aktivitetit ekonomik pasi diskutohet për të lejuar funksionimin e salloneve të bukurisë. Ndërkohë më 29 mars pritet të hidhet në tryezë rihapja e aktivitetit të shitjes me pakicë.


Shtuar 18.03.2021 09:11