“100 ditë, 100 arritje”, Rama: 250 mijë nxënës përfitojnë librat e shkollës falas

Për të kundërshtuar dështimet e shpalosura nga kryedemokrati Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.

Teksa na ndajnë 38 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama përmes një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me numrin e nxënësve të cilët përfitojnë tekste shkollore falas.

Më pas ai ka faktuar se 250 mijë nxënës përfitojnë librat e shkollës falas, prodhime prestigjoze të “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”.

“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri në fund të postimit.


Shtuar 18.03.2021 09:10