Ben Affleck tregon që di t’a mbrojë Jennifer Lopezin, çfarë ndodhi me fansin (VIDEO)

I dashuri i Jennifer Lopez, Ben Affleck duket se është gati të përballet me rrezikun dhe të sakrifikojë për të dashurën e tij.

Ai dhe Lopez u përfshinë në një situatë të sikletshmë, ku iu desh të bëhej në një moment badiguard i të dashurës.

Ben Affleck reagoi me shpejtësi për të mbrojtur Jennifer Lopez në Itali. Incidenti i frikshëm ndodhi në aeroportin e Venecias të shtunën, pasi një fans u përpoq t’i afrohej Jennifer me një aparat fotografik në dorë.

Ishte e paqartë se cili ishte synimi i tij, por duket se ai u përpoq të bënte një selfie. Ben i doli menjëherë doli para fansit ndërsa Jen lëvizi pas bodyguardit të saj për siguri.

Çifti ishin duke u mbajtur prej dore gjatë gjithë situatës. Ben dëgjohet duke thënë “ej, ej, ej”, para se ta shtynte butësisht burrin prapa. Sigurimi dhe dy oficerë policie më pas ndërhynë për të qetësuar situatën, ndërsa dyshja vazhdoi ecjen në aeroport për t’u nisur për në Neë York  për Met Galan të hënën, më 13 shtator.

Ben duket se u kthye drejt Jennifer për t’u siguruar që ishte mirë para se të përshëndeste paparacët jashtë./albeu.com


Shtuar 12.09.2021 16:56