Lefter Maliqi mesazh Berishës: Na ke gati për ta rrëzuar Bashën, Lapardhanë e ke me vete o lider i besës (FOTO & VIDEO)

Ish deputeti Lefter Maliqi ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku Sali Berisha thotë se Lulzim Basha dhe Edi Rama janë të pashpresë duke i akuzuar për pazare në kurriz të tij dhe demokratëve.

Maliqi ka përshëndetur aksionin e Berishës duke i ofruar mbështetje nga krahina ku ka qenë deputet.

“Jemi gati ne mbeshtetje per rrezimin e Regjimit te krimit, droges, mafies e oligarkeve”,është shprehur ai.

“Doktori me zonjen fisnike Liri Berisha ne pritje madheshtore ne Lapardha-Berat.Lider i fjales,beses se mbajtur.Mirenjohje”, shkruan Maliqi.

Më herët ai ftoi edhe demokratët që t’i bashkoheshin për të ngritur PD-në.

“Sot me shume se kurre jam ne mbeshtetje te Liderit Berisha,burre shteti,premtimet i beri realitet.Liberalizoi vizat me BE,futi vendin ne Nato,beri rrugen e kombit,rriti pensionet e pagat,beri mijera km rruge e plot ndryshime kudo.Pazarit te Roskovecit ne 2017 i doli boja.Koha te ringrejme opoziten deri ne mposhtjen e kesaj marrveshje qe ka cuar nga humbja ne humbje opoziten.Kapja e institucioneve dhe e opozites duhet te marr fund shpejt.Rilindja e krimit duhet çmontuar.Mirenjohje Liderit Berisha i cili mbetet pro amerikan per liri dhe demokraci. Manipulatoret, mosmirenjoesit,tradhetaret meritojne ndeshkim”, tha Maliqi./albeu.com