Bale dhe Alaba mungojnë ndaj Celta Vigos, kjo është arsyeja

Real Madridi ditën e sotme do të zhvillojë ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu pas ofër 1 vit e gjysmë.

“Los Blancos” do përballen me Celta Vigon, në kuadër të javes së katërt.

Por, problemi për Realin është që do jenë pa dyshen Gareth Bale dhe David Alaba.

Sipas Diario AS, uellsiani u lëndua në stërvitje, derisa Alaba pësoi dëmtim derisa përfaqësonte Kombëtaren e Austrisë.

Kjo nënkupton se Nacho Fernandez, pritet të jetë në mbrojtje pranë Eder Militao, kurse Eden Hazard të zëvendësojë Bale dhe të luajë pranë Karim Benzema.

Përballja mes Realit dhe Celtas nis në ora 21:00.


Shtuar 12.09.2021 16:53