Bota vajton për Mbretëreshën Elizabeth II, mijëra qytetarë vendosin lule në ambasada dhe katedrale (FOTO LAJM)

Lajmin i mbrëmjes së djeshme se Mbretëresha Elizabeth II ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare ka bërë që e gjithë bota të jetë në zi, ndërsa qytetarë të ndryshëm kanë vendosur lule në rezienca mbretërore, ambasada apo katedrale.

Sot Mbreti Charles III do të udhëtojë nga Balmoral në Londër me gruan e tij, Camilla, tani Queen Consort.

Më shumë detaje nuk janë konfirmuar ende, por ja çfarë mund të presim që do të ndodhë gjatë ditës:

Mbreti i ri do të mbajë një fjalim me kryeministren Liz Truss në Pallatin Buckingham.

Parlamenti do të mblidhet në mesditë që deputetët të bëjnë nderime për Mbretëreshën.

Gjithashtu në mesditë do të bien këmbanat në nderim të Mbretëreshës në Ëestminster Abbey, Katedralen e Shën Palit dhe Kështjellën Ëindsor

Në orën 13:00, përshëndetjet me armë do të qëllohen në Hyde Park dhe vende të tjera.

Kryeministri dhe ministra të tjerë të lartë do të marrin pjesë në një shërbim përkujtimor në Katedralen e Shën Palit.

Qeveria pritet të konfirmojë kohën e zisë kombëtare.

Mbreti do të bëjë fjalimin e tij të parë televiziv drejtuar kombit si kreu i shtetit.

Otava, Kanada
Një grua lë lule jashtë Ambasadës Britanike në Tokio, Japoni
Dashamirësit kanë lënë lule në Ambasadën Britanike në Uashington, SHBA
Qytetarët vizitojnë Pallatin Buckingham herët të premten në mëngjes
Lule të vendosura jashtë portës së Kembrixhit në Kështjellën Windsor
Lule në Pallatin Buckingham
Qytetarët lanë lule dhe një fotografi të Mbretëreshës në Katedralen e Shën Andrew në Sydney, Australi