Një sasi materialesh ndërtimi është derdhur në një nga shiritat e lëvizjes në aksin Vlorë-Fier, pranë zonës së Novoselës, duke sjellë bllokimin e përkohshëm të njërës korsi.
Drejtuesit e automjeteve që ndodheshin në këtë segment në çastin e incidentit reaguan menjëherë dhe kryen manovrat e nevojshme, duke arritur t’i shmangnin materialet në kohë.
Të lidhura
None found
Nuk raportohet për persona të lënduar apo automjete të dëmtuara. Autoritetet dhe shërbimet përkatëse pritet të ndërhyjnë për pastrimin e plotë të rrugës dhe rikthimin e qarkullimit të mjeteve.
