Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmes një postimi në Twitter, ka zbardhur diskutimet me ministren e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçkën.
Blinken shkruan se kanë folur për dialogun SHBA-Shqipëri, për reformat dhe për mbrojtjen kibernetike.
Good to see my friend @xhacka_olta and celebrate a successful U.S.-Albania Strategic Dialogue. We discussed shared priorities in democratic reform, defense, including cyber defense, climate change, and trade. The United States stands side by side with Albania, a longstanding Ally pic.twitter.com/xROTLc8Txc
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) October 26, 2022
“Kënaqësi të takohem me mikeshën time Olta Xhaçka dhe të festojmë Dialogun Strategjik të suksesshëm SHBA-Shqipëri. Ne diskutuam për prioritetet e përbashkëta në reformën demokratike, mbrojtjen, duke përfshirë mbrojtjen kibernetike, ndryshimet klimatike dhe tregtinë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me Shqipërinë, një aleate prej kohësh”, shkruan Blinken./albeu.com