Dosja “Metamorfoza”, është një nga çështjet e shumta në SPAK, ku krimi, korrupsioni elektoral, emërimet në administratë dhe politika janë të përziera me njëra-tjetrën, ku në shumë raste për qëllime të caktuara këto komponentë bashkëveprojnë mes tyre në kohë të caktuara përmes edhe bisedave.
Mes shumë bisedave të kësaj natyre, sipas gazetarit Elton Qyno, veçohet njëra, ku Ardit Hasanbegaj në datën 2 nëntor 2020, i shkruan biznesmenit Pëllumb Gjoka, duke i pohuar si më poshtë vijon:
“…Ça burri është, pozitiv apo negative ky Drejtori i Hipotekës këtu…?
Pëllumbi ia kthen: ”…Vari k***n…”.
Ndërsa më pas Hasanbegaj i shkruan: “…thashë mos ishte linja jote, ti bje apo jo? Meqë nuk ke detyrim ti, po më doli në shteg e ngrita, pooo ok…”.
Dhe Pëllumb Gjoka, që ia kthen shkurt: “…Mos ju ndaj…”.
Nuk ka kaluar shumë nga kjo bisedë, është sërisht Ardit Hasanbegaj që pyet Pëllumb Gjokën, duke i kërkuar ndihmë për një njeriun e vetë, i quajtur Shpend Kuçi, i cili punon doganier në Kukës dhe se i rrezikohet vendi nga Safet Gjici, që në 2020 drejtonte bashkinë e Kukësit.
Nga ana tjetër, Pëllumb Gjoka, i kërkon Hasanbegaj të gjejë datën e saktë se kur mund të shkonte një person në Roskoveç të Fierit, që ishte vënë target prej grupit të tyre, pasi në Roskovec ky person bënte ecje me kalë.
Sipas dosjes hetimore Gjici, kishte vetëm 1 vit e gjysëm që ishte bërë Kryetar Bashkie në Kukës dhe kishte filluar spastrimet në gjithë administratën, përfshirë dhe në doganën e Morinës.
Në 2 nëntor 2020, Hasanbegaj i thotë Pëllumb Gjokës:
“…Të të pyes, me Safet Gjicin ke njohje të Kukësit? Se kam një njeriun tim në doganën e Kukësit, por ka frikë se po i heq të gjithë ai, ok. E kam njeriun tim, familje kunat. Është i vetmi që ka ngel aty, por ka frikë mos e heqin. Ai i PS është, por thotë po çon njerës të tij, aty në Kukës. Prandaj ka frikë. Ok, Shpend Kuci. Aty e ka çuar Saimiri,(Tahiri) para dy vjetësh. Është anëtar i Partisë Socialiste që në 91, me origjinë nga Tepelena, banon në Tiranë…”.
Pëllumb Gjoka lidhet me Agron Malaj, kryetarin e Bashkisë së Burrelit, të cilit i kërkon që të flasë me Safetin në mënyrë që Shpend Kuci, kunati i Ardit Hasanbegaj mos shkarkohet nga Safet Gjici në doganën e Morinës.
Gjoka i shkruan Hasanbegaj: “…Po i thotë Kryetari i Bashkisë Burrel…”, kurse zyrtari i policisë ia kthen: ”…më thuaj ça reagimi do bëjë…ok”.
Me sa duket Agron Malaj lidhet në telefon me Safet Gjicin, duke ja shfaqur shetësimin dhe kërkesën e Pëllumb Gjokës për mos prekur doganierin Shpend Kuci nga Tepelena.
Safet Gjici, ia kthen përgjigjen Agron Malaj dhe më pas ky i fundit ja dërgon me “screenshot” në telefon Pëllumb Gjokës.
Biznesmeni Pëllumb Gjoka, këtë mesazh të Safet Gjicit, ja dërgon me aplikacionin “Sky” Ardit Hasanbegaj.
Ky mesazh i Safet Gjicit dërguar Malaj dhe që më pas përfundoi në telefonin e Hasanbegaj ka këtë përmbajtje si më poshtë vijon:
“…Agron përshëndetje. Do ta shof nesër nëse do përgjigjet për këto punët tona në funksion të datës 25. Patjetër e mbajmë se ai është nga Tepelena…”.
Sipas përmbajtjes së këtij mesazhi, Safet Gjici, është dakord të mbajë në punë kunatin e Hasanbegaj, por me kushtin që ai të impenjohet dhe ndihmojë fushatën e PS, në zgjedhjen parlamentare të 25 Prillit 2021 që po vinin.
Pasi shikon përmbajtjen e këtij mesazhi të shkruar nga Safet Gjici, Hasanbegaj i shkuan Pëllumb Gjokës duke i thënë: “…ok vëlla, për atë datën mbaj unë përgjegjësi…”, duke nënkuptuar gjetjen e ditës së saktë se kur mund të shkonte në Reskovec personi që kërkonte Pëllumb Gjoka.
Më tej, në mëngjesin e datës 5 nëntor 2020 Hasanbegaj i shkruan sërisht Pëllumb Gjokës, duke i pohuar se: “…nëse ulet ky kunati im me Safetin të flaës në emër të Agronit?. Kur Gjoka i shkruan: Mirmëngjes vëlla! Po, Agroni është Kryetari i Bashkisë Mat, që ta dijë kunati…”.
Në vazhdim të kësaj bisede Pëllumb Gjoka, i kërkon ndihmë Ardit Hasanbegaj, pasi kërkon të marë disa kompjutera për lojra fati në Malin e Zi dhe t`i fusë në Shqipëri.
“…Po më duhet ndihma jote. Do marr disa kompjutera që më kanë ngel në Mal të Zi…”, i shkruan Pëllumb Gjoka.
Ndërsa Hasanbegaj ia kthen duke i thënë: “Po mo, kur të duash nga territori. Sa është ai motër q*** im të ndihmoja unë, pa ardhë. Mos e kemi atë nëpërkëmbë, se bëhet keq ai…”.