Sali Berisha paralajmëron konferencë për shtyp

Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka paralajmëruar se sot në orën 12:00 do të dalë në një konferencë për shtyp.

“Te dashur miq, sot ne oren 12:00 do te zhvilloj nje konference per shtyp ne hotel Rogner (salla Antigonea)! Ftoj mediat, sipas deshires, te jene te pranishme! Sb”, shkruan Berisha.

Ende nuk dihet për çfarë do të flasë ish-kryeministri.

Kujtojmë se ditët e fundit ka pasur një përplasje me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim. Kjo e fundit i ka kërkuar PD-së të mos e fusë në parlament në shtator, duke qenë se është shpallur “non grata” nga SHBA./albeu.com


Shtuar 5.08.2021 09:18