Berisha nesër në SPAK, Bardhi: Nesër në orën 12 do të jemi para Prokurorisë së Posaçme!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka mobilizuar deputetët e opozitës që të mblidhen nesër para godinës së Prokurorisë së Posaçme rreth orës 12:00, kohë kur pritet të mbërrijë kryetari i PD, Sali Berisha.

Kjo është dalja e parë nga banesa e Berishës pas 8 mujash, me qëllim për tu njohur zyrtarisht me akuzën për dosjen “Partizani”. Në mesazhin e tij Bardhi shkruan se mbledhja e Grupit Parlamentar lidhur me seancën plenare, është shtyrë për të enjten.

“Të nderuar kolegë, nesër në 12:00, do të jemi përpara SPAK, sipas njoftimit që është bërë publik. Ndërkohë, mbledhjen e radhës së Grupit Parlamentar, lidhur me seancën plenare, do ta zhvillojmë, të enjten, ora 09:00, në seli. Ju falënderoj”, shkruan Bardhi.

Përveç Berishës, nesë pritet të paraqitet në SPAK për të njëjtën arsye dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.Ky i fundit duhet të paraqitet brenda të njëjtës datë për t’u njohur me përfundimet e dosjes “Partizani”, por paraqitja e tij duhet të jetë në orën 14:00.


Shtuar 10.09.2024 22:28

Tags: ,