“E pabesueshme, nuk e kuptoj me Hysajn”/ Maran për dilemën e madhe te Kombëtarja: Manaj dhe efekti Muçi! Ja pse nuk luan Kristian Shpendi

Rolando Maran është intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport” pas suksesit me Kombëtaren. Kuqezinjtë e mbyllën të parët në Grupin C1 të Ligës së Kombeve.

Tashmë kanë të garantuar të paktën një vend në “play off” për Europianin, pikërisht në marsin e vitit 2028, nëse do të jetë e nevojshme.

Të lidhura

None found

Maran u pyet ndër të tjera për Kristian Shpendin, i cili është golashënuesi më i mirë në Serinë B me Çezenën. Shpendi nuk preferohet nga trajneri Maran te Kombëtarja.

E pabesueshme për të është situata me Elseid Hysajn, i cili ka mbetur pa ekip. Ernest Muçin ndërkohë e konsideron me fat pasi luan me Salah te Trabzonspori.

Fjalim emocionues pas fitores me Bjellorusinë. Rolando, na lejoni t’jua themi: Na keni surprizuar.

“Ke të drejtë, edhe sepse zakonisht gjëra të tilla mbeten brenda dhomës së zhveshjes. Nuk e di kush e ka bërë videon, por ishte diçka pozitive, sepse arritëm të ndanim me tifozët lumturinë tonë. Luajtëm kundër Bjellorusisë, në fushë neutrale në Budapest dhe me dyer të mbyllura. Ishte bukur që arritëm t’ia përcillnim krenarinë për këtë sukses popullit shqiptar, i cili e do vërtet jashtëzakonisht shumë Kombëtaren”.

E ndieni këtë lidhje kaq të fortë?

“Shumë. Në Shqipëri, Kombëtarja është skuadra e parë e të gjithëve, sikur të ishte një klub. Kur luajmë në shtëpi, në Tiranë, në stadiumin ku Roma fitoi Ligën e Konferencës, nuk ka asnjëherë një vend bosh dhe atmosfera është shumë e zjarrtë. Edhe në transfertë na ndjekin gjithmonë shumë njerëz. E ndiejmë përgjegjësinë për t’i dhuruar kënaqësi një populli të tërë”.

Pas gjashtë muajsh si trajner i Kombëtares, cili është bilanci i parë?

“Pozitiv, sepse më ishte kërkuar të fitonim grupin e Ligës së Kombeve, duke siguruar ngjitjen nga Liga C në Ligën B. Përveç suksesit, vendosëm edhe rekorde. Pikët më të larta të arritura ndonjëherë, numrin më të madh të golave të shënuar dhe numrin më të vogël të golave të pësuar”.

Cila është kënaqësia më e madhe?

“Vetëdija se kemi rikthyer entuziazmin. Shqipëria vinte nga një periudhë negative. Ne u përpoqëm të ndryshonim mentalitetin dhe të arrinim rezultatet që na ishin kërkuar, përmes një qasjeje që të përfshinte jo vetëm lojtarët, por edhe tifozët. Dhe funksionoi”.

Objektivi i radhës është pjesëmarrja në Europian. Italia në grupin kualifikues të Shqipërisë: Po apo jo?

“Nuk di si të përgjigjem, vërtet. Sigurisht që do të ishte një emocion i madh dhe do të kishte një shije disi të çuditshme. Pavarësisht kundërshtarëve, shpresojmë të arrijmë të kualifikohemi. Skuadra është konkurruese, ka cilësi teknike dhe morale, si dhe mundësinë për të planifikuar një rinovim gradual të grupit. Federata ka kohë që po bën një punë shumë të mirë me Kombëtaret e moshave”.

Si zhvillohet rutina juaj e re si trajner i Kombëtares?

“Jam çdo ditë pranë federatës. Kam një zyrë ku analizoj videot dhe planifikoj punën. Gjithashtu, udhëtoj shumë, sepse më shumë se 90 për qind e lojtarëve të mi luajnë jashtë vendit. Më ka ndodhur të udhëtoj në katër shtete të ndryshme brenda pesë ditësh. Po përpiqemi gjithashtu të kuptojmë nëse ndonjë lojtar me pasaportë të dyfishtë është i interesuar të luajë me ne”.

Për shembull, portieri i Kaljarit, Elia Kaprile, do të luajë me Shqipërinë?

“Elia e ka marrë pasaportën shqiptare për arsye familjare, ende nuk e ka përfunduar procedurën dhe për këtë arsye nuk kemi folur për këtë çështje. Megjithatë, nëse do të ishte i gatshëm, sigurisht që do të na bënte punë”.

A ju pëlqeu pushimi i gjatë mes shtatorit dhe tetorit?

“Mua më shërbeu shumë. Kalova mjaft kohë pranë lojtarëve dhe pata mundësinë të çoja përpara punën, duke fituar kohë. Me skuadrën flas kryesisht italisht, sepse pothuajse të gjithë e kuptojnë. Më pas përdor edhe pak anglisht dhe kam një përkthyes”.

Përse zgjodhët skemën me tre mbrojtës?

“Sepse më mundësonte ta zhvilloja më mirë lojën, si në gjerësi, duke përfshirë në sulm dy lojtarët e krahëve, ashtu edhe në qendër, duke vendosur dy fantazistë pas Manajt. Si trajner i Kombëtares duhet të jesh i vendosur në zgjedhje dhe i përmbledhur në shpjegime. Konceptet duhet të përcillen shpejt dhe qartë”.

Në skuadrën tuaj ka disa lojtarë që kanë luajtur në Itali, por më pak se më parë.

“Po, vitet e fundit nga Seria A janë larguar Berisha, Strakosha, Gjimshiti, Asllani dhe Ramadani. Por ka edhe të tjerë dhe, gjithsesi, kampionati italian mbetet një prej modeleve më të ndjekura. Manaj është rritur te Interi, ndërsa tani është në kulmin e pjekurisë së tij dhe ka një qasje shumë profesionale. Po shënon shumë gola”.

Kështu, Manaj ju “detyron” ta lini në stol Kristian Shpendin, golashënuesin më të mirë të Serisë B me Çezenën.

“Ndonjëherë ndodh që të duhet të lësh jashtë një lojtar që meriton të ketë hapësira. Shpendi është i mirë dhe e tregon këtë gjithmonë në stërvitje. Do t’i ketë mundësitë e tij”.

Hysaj është pa skuadër dhe luan vetëm me Kombëtaren.

“Është e pabesueshme. Ai stërvitet me Empolin dhe më pas ne e monitorojmë. Kur vjen në Kombëtare, duket si një lojtar që aktivizohet rregullisht me klubin. Është në moshën e duhur për të luajtur ende në nivele të larta. Nuk e kuptoj përse nuk i jepet besim”.

Si po rritet Ernest Muçi, fantazisti që shënoi një gol të mrekullueshëm kundër Finlandës?

“Ernesti ka goditje fantastike dhe fatin që luan te Trabzonspori, ku stërvitet me Salah, nga i cili përpiqet të mësojë disa sekrete. Nga ana teknike, ka cilësi të jashtëzakonshme”.

Si jetohet në Tiranë?

“Shumë mirë. Është një qytet mikpritës dhe në zhvillim të plotë. Unë banoj vetëm pak hapa larg federatës, e cila është e strukturuar dhe e organizuar në mënyrë të shkëlqyer. Njerëzit më njohin dhe pasioni i popullit shqiptar është shumë shpërblyes për mua. Më mbush me krenari, por edhe me përgjegjësi”.


Shtuar më 19.11.2026 13:28

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelericasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabetGrandpashabet giriş