Ekzekutimi i Briken Sanajt në 2022/ Prokuroria e Tiranës kërkon 35 vite burg për Vladimir Kolën dhe 12 vite burg për 4 bashkëpunëtorët

Prokuroria e Tiranës, kërkon 35 vite burg për 42-vjeçarin Vladimir Kola, i akuzuar për vrasjen e Briken Sanajt. Kola akuzohet se më 30 tetor 2022, në kompleksin “Kodra e Diellit”, në bashkëpunim me 4 të tjerë, ka ekzekutuar me armë zjarri Sanajn.

Për bashkëpunëtorët, Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg në total.

Të lidhura

None found

Gjithashtu, Prokuroria e Tiranës, ka kërkuar dënimin me 3 vite burg edhe për Gjelosh Krasniqin dhe 2 vite burg për Kened Antonin, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, si dhe dënimin me 5 dhe 2 vite burg për shtetasit E.H. dhe Z.K., përkatësisht për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë drejtësinë”.

SI U PËRGATIT ATENTATI?

Policia e Tiranës sqaroi 1 muaj pas krimit se shtetasi nga Peja, Kened Antoni, i ka shitur automjetin Gjelosh Krasniqit. Më pas, automjeti ka hyrë në territorin e Shqipërisë.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera në funksion të procedimit penal të vitit 2022, ka rezultuar se shtetasi kosovar Kened Antoni i ka shitur automjetin shtetasit tjetër kosovar Gjelosh Krasniqi, më datë 24.10.2022, dhe po në këtë datë, këta shtetas e kanë futur këtë automjet në territorin e Shqipërisë dhe ia kanë vënë atë në dispozicion shtetasit Vladimir (Valmir) Kola, i cili e ka përdorur automjetin për realizimin e vrasjes së shtetasit Briken Sanaj. Pas ngjarjes, autori i dyshuar e ka djegur automjetin, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, së bashku me armën e krimit”, njoftuan blutë e kryeqytetit.

Sana u ekzekutua me tre plumba kallashnikovi fare pranë banesës së tij në lagjen “Kodra e Diellit” në kryeqytet më 30 tetor. Autori e priti derisa ai po kthehej nga një gëzim familjar në qytetin e Lezhës.

Ai paraqitej në rezistencë me emrin e kushëririt të tij, i cili u martua po atë ditë. Briken Sanaj, që në vogëli njihej me emrin Skerdilajd, ishte kthyer nga Italia kohët e fundit.

Vëllai i viktimës, Antonio alias Renato Sanaj, plagosi 10 vite më parë Gentian Kolën, i cili prej asaj kohe mbeti invalid. Dy familjet në Lezhë u futën në gjak dhe tentativat për pajtim ishin të pasuksesshme.


Shtuar më 19.11.2026 14:23

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelericasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabetGrandpashabet giriş