Bëri namin me çelësa të klonuar në dhjetëra banesa në Tiranë, arrestohet 34-vjeçari

 

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për veprën penale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Autori vidhte në banesa me dyer të blinduara, duke përdorur çelësa të klonuar, ndërsa është dënuar edhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

“Uniformat blu” njoftojnë po ashtu se po ashtu është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Klonimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2. dhe Komisariati i Policisë Nr. 3.

Vidhte në banesa me dyer të blinduara, duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 shtetas, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Zbardhen dhe dokumentohen 10 raste të vjedhjes në banesa të ndryshme, duke përdorur çelësa të klonuar.

Sekuestrohen 2 aparate celulare dhe çelësa që autorët i përdornin gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Klonimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– V. K., 34 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi A. Q., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi V. K., më datë 30.12.2022, është kapur në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që po tentonte të vidhte në një apartament, në rrugën “Sami Frashëri”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin A. Q., gjatë këtij viti, me anë të çelësave të klonuar, kanë vjedhur shuma parash dhe sende me vlerë, në 9 apartamente, në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:

– Më datë 04.03.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit B. M.;
– Më datë 20.03.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit L. C.;
– Më datë 15.07.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. K.;
– Më datë 06.08.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. D.;
– Më datë 03.10.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. Z.;
– Më datë 05.11.2022, kanë vjedhur nl banesën e shtetasit A. B.;
– Më datë 10.11.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. N.;
– Më datë 23.11.2022, kanë vjedhur nl banesën e shtetasit B. M.;
– Më datë 30.12.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit E. Gj.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 aparate celulare dhe çelësa që autorët i përdornin gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të shpallur në kërkim, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shtuar 31.12.2022 12:28