BE: Mbi 50% e europianëve të rritur janë vaksinuar plotësisht

200 milion europianë janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit. Kjo i bie më shumë se 50% e popullatës së rritur në BE, njoftoi sot Komisioni Evropian, duke synuar 70% të të rriturve që të vaksinohen deri në verë.

“Deri më sot, 200 milion njerëz janë vaksinuar plotësisht në Bashkimin Evropian”,  tha zëdhënësja e Komisionit Dana Spinad në një konferencë për shtyp.

Edhe Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, në një postim në Twitter, shkroi:

“Më shumë se 200 milion të rritur në BE tani janë plotësisht të vaksinuar! Kjo përbën rreth 55% të popullsisë së rritur në BE. Vaksinimi i plotë na mbron nga ndryshimet dhe do të na ndihmojë të shmangim një valë të re infeksionesh. Le të vaksinohemi”./albeu.com

 


Shtuar 22.07.2021 20:32