Bashkimi Evropian është zotuar të trajnojë edhe 15,000 ushtarë ukrainas, ka njoftuar shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell.
“Rusia e ktheu luftën në Evropë, por Ukraina vazhdon të luftojë”, shkroi ai në Twitter.
“Gëzohem t’i njoftoj kryeministrit Denys Shmyhal se Misioni i Ndihmës Ushtarake të BE-së do të trajnojë 15,000 ushtarë ukrainas shtesë, duke e çuar numrin total të personelit të trajnuar të EUMAM në 30,000.”
Trupave do t’u jepet trajnim i specializuar, si dhe “udhëzim teknik” për pajisje të reja, përfshirë tanket Leopard 2.
Programi, i cili filloi zyrtarisht në nëntor, synon të rrisë aftësinë ushtarake të Forcave të Armatosura të Ukrainës për t’i lejuar ato të mbrojnë vendin e tyre kundër Rusisë.
Russia brought war back to Europe, but Ukraine keeps fighting back. Glad to announce to PM @Denys_Shmyhal that EU Military Assistance Mission #EUMAM will train additional 15.000 Ukrainian soldiers, taking the total number of EUMAM trained personnel to 30.000.
(1/2) pic.twitter.com/cLTspN6MBz— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) February 2, 2023