Basha: Nuk pështyj mbi 16 vite partneritet me Sali Berishën

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka replikuar kryeministrin Edi Rama në seancën e sotme në Kuvend.

Basha u shpreh se më i keqi i qeverisjes së PD-së nuk krahasohet me më të mirin e qeverisjes së Ramës.

Më tej ai u shpreh se nuk do të pështynte mbi Berishën dhe  16 vite partneritetet me të.

“Nuk ka diferencë absolute, po padiskutim jemi të pakrahasueshëm. Më i keqi dhe më hajduti i qeverisjes tonë, i cili meqë ra fjala, s’ke arritur të çosh para prokurorisë, nuk krahasohet me më të mirin tuaj. Megjithatë, ne e kemi nisur dhe do ta çojmë deri në fund pastrimin tonë. Unë nuk pështy mbi 16 vite bashkëpunimi dhe partneriteti me Sali Berishën. Nuk pështy. Sikundër nuk kam ndërmend të bëhem pjesë e procesit që kaq shumë të pëlqen ty tek citon ndoshta në çdo sens të përbaltjes, të llumit, të gënjeshtrave, të renave. Sigurisht vetëdijësohem për gabimet tona, për këto 16 vite dhe për këto 30 vite si Parti Demokratike. Pyes veten time, çfarë duhet të bëjë që Partia Demokratike të bëhet sërish valvula dhe zemra e shpresë jo thjesht për demokratët, por të paktën për ata 63% që na votuan në 1992-in. Dhe e di që ka një rrugë për të shkuar atje dhe ajo rrugë ka nisur. Fatkeqësisht për ty ajo rrugë të merr dhe ty tatëposhtë dhe nuk ka fuqi mbi tokë ta ndal.
Dhe me sjelljen blastfemuese dhe mungesën totale të dijes e jo më të respektit që ke për fenë, nuk ka Zot që të shpëton”, i tha Basha, Ramës./albeu.com


Shtuar 14.10.2021 12:20