Milan dhe Barcelona në garë për shërbimet e lojtarit të Manchester United

Kontrata me “Djajtë e Kuq” po i vjen fundi dhe Jessie Lingard ka refuzuar rinovimin me klubin anglez.

Me ulje ngritje të performancës së tij këto vitet e fundit, Lingard duket se ka vendosur të largohet nga Premier League.

Lojtari i klubit anglez, me mos rinovimin e kontratës e bën atë një agjent të lirë që mund të largohet me parametra zero.

Milan dhe së fundmi Barcelona kanë shfaqur interes për sulmuesin anësor 28-vjeçar. /albeu.com


Shtuar 14.10.2021 12:16