Basha: Banditët e Doshit detyruan ambasadoren të mbyllte mbledhjen

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet sot në Shkodër në një takim me qytetarët. Gjatë fjalës së tij, Basha ka denoncuar një rast në Shkodër, ku thotë se në këtë qytet ka ndodhur e pamendueshmja, ku për herë të parë në 30 vite Tom Doshi dhe banditët e tij, e kanë detyruar një ambasadore perëndimore të mbyllë mbledhjen dhe të largohet, dhe grabitën një djalë të ri pasi tha po vidhen votat.

“Si asnjë herë tjetër, shteti u përvesh me të gjitha mjetet në aleancë me krimin kundër opozitës, kundër Partisë Demokratike për të tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve. Të gjithë jemi dëshmitar se si i derdhën lumë paratë e korrupsionit dhe i përdoren banditët për të shantazhuar, intimiduar dhe blerë votuesit. Në mënyrën më të paimagjinueshme që nga kohërat më të egra të diktaturës.

Dhe në fakt e pamendueshmja ndodhi këtu në Shkodër, ku për herë të parë në 30 vite Tom Doshi dhe banditët e tij detyruan të largohet dhe të mbyll mbledhjen një ambasadore perëndimore, pasi grabitën në sy të saj një të ri shkodran i cili pati guximin të ngrihej në këmbë dhe të thoshte: këtu po blen vota Tom Doshi”, tha Basha./albeu.com


Shtuar 19.05.2021 11:26