Vetëm 7-vjeç! Apel për ndihmë, shpëtoni jetën e jetimit që i rrezikohet nga leucemia

Leucemia po i rrezikon jetën një djali të mitur nga Korça, Ezel Bajraktari i cili është vetëm 7 vjeç.

I mituri është tashmë i shtruar në Tiranë për kurim, por mjekët i kanë kërkuar familjes së tij që ta dërgojnë për kurim në Itali.

Ky lajm ishte shkatërrues për nënën e vogëlushit, pasi ajo e ka rritur e vetme djalin për shkak se bashkëshorti i saj, babai i Ezelit ka ndërruar jetë kur ai ishte vetëm 1 vjeç.

Në gjendje të pamundur ekonomike për ta kuruar në Itali, Enkeleda kërkon ndihmën e shqiptarëve për t’i ardhur në ndihmë dhe për t’i shpëtuar jetën djalit të saj.

Nëse dëshironi të kontriboni në shërimin e Ezelit, klikoni LINKUN dhe jepni sipas dëshirës ndihmën tuaj djalit jetim nga Korca.  /albeu.com/

 


Shtuar 19.05.2021 11:37