Basha me parti të re? Reagon Baton Haxhiu dhe tregon si i leverdis

Lulzim Basha duhet të qëndrojë brenda Partisë Demokratike, brenda grupi parlamentar ku të ketë mundësi të sulmojë Berishën.

Kështu tha analisti Baton Haxhiu në emisionin ‘Shock’, i pyetur lidhur me mundësinë që ish-kreu i PD të krijojë një parti të re.

Haxhiu tha se Basha mund të kishte krijuar një parti të re pas 8 janarit, kur tentuan ta nxjerrin nga selia e dhunë, por pas humbjes së zgjedhjeve edhe autoritetit, kjo është gjëja e fundit që i leverdis.

“Po të isha me logjikën time unë do isha brenda PD dhe do prisja momentin që Berisha të humbte zgjedhjet lokale, të rrinte me grupin parlamentar. Po bëri parti është dhuratë e Berishës. Unë do rrija brenda në PD dhe do sulmoja Berishën”, tha Haxhiu.


Shtuar 29.03.2022 22:27