Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur mbi individët që sipas tij kanë përfituar nga qeverisja e dikurshme e PD-së.
Pyetje: Ju kemi dëgjuar që thonë edhe gjatë qeverisjes së PD-së ka pasur llum. Nuk mendoni se ka ardhur koha të flisni me emra se kush janë ta mësojmë dhe ne të medias?
“E dini dhe ju të medias, pronarët tuaj, shikoni kush është graduar, pasuruar pasi kemi dalë nga pushteti dhe kemi qenë në Opozitë. I njohin demokratët ua dinë bëmat ua dinë dhe pazaret, kështu që mendoj se komentet e mia janë të tepërta. Jam i bindur që do të ketë socialistë të ndershëm dhe në nivelin e atyre me pushtet që do ta mbështesin këtë. Ka nga të dyja anët politikanë që i tremben pastrimit të politikës.
Është shteruar, edhe sot nga Rushaj. Nuk ka vakum kushtetues, Vettingu vazhdon, nuk ndalet e parashikon Kushtetuta. Mundësisht tua sqaroni sa më mirë shqiptarëve. Ajo që kërkohet është zgjatja e mandateve të 14 personave që kanë pasur katër vite kohë. Para se ky vendim të merret, duhet të diskutohet fillimisht se çfarë kanë bërë këta njerëz, si ka ecur procesi, çfarë kanë bërë, a kanë pasur presion, duhet vendosur cila është më e mira përballë reformës në drejtësi. Çdo vendim i yni është më i miri për shqiptarët”, deklaroi Basha./albeu.com/