Balluku i zë vendin Ahmetajt, miratohen ndryshimet në qeveri

Pasditen e sotme u mbajt seanca plenare për ndryshimet në qeveri.

Kuvendi ka miratuar me shumicë të thjeshtë votash këto ndryshime.

Vendimi i Ramës për t’i dhënë Belinda Ballukut edhe postin e zv.kryeministrit krahas atij të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë mori 76 vota.

Po kaq vota mori edhe vendimi për Majlinda Dhukën si kryenegociatore e Shqipërisë me BE-në.

Ndërsa Opozita nga ana tjetër votoi kundër ma 32 vota që morën pjesë në votim.

Balluku mori kështu postin e Arben Ahmetajt, i cili tashmë është një deputet i thjeshtë, kurse Dhuka zëvendësoi në detyrë Zef Mazin.

Seanca e sotme e Kuvendit u zhvillua vetëm për të miratuar ndryshimet në qeveri dhe nuk pati debat, gjë që shkaktoi reagimin e opozitës, të cilët thanë se Nikolla nuk u dha fjalën për të fshehur aferat që sipas tyre është përfshirë kryeministri Rama./albeu.com/