Koordinatori për Tiranën në PD, Klevis Balliu, u ka bërë ftesë banorëve të Astirit për nesër në orën 20:00 ku opozita do të protestojë me sloganin “O sot o kurrë, të bashkuar në betejë”.
Klevis Balliu: Kjo është shkolla që ka premtuar Veliaj në Astir, por ky është një mashtrim i madh i tij. Zona jeton në një papastërti të madhe dhe nuk ka as shkolë dhe as çerdhe, dhe kjo zonë ka vetëm një shkollë imagjinare që flet Veliaj. Ndaj ju ftoj të gjithë në protestë më 11 korrik të gjithë bashkë para kryeministrisë.