Baba Mondi telashe me drejtësinë? Kreu i Bektashinjëve përfundon në Prokurorinë e Tiranës (FOTO LAJM)

Kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka përfunduar në dyert e Prokurorisë së Tiranës.

Ai është parë në ambjentet e brendshme ku i është kërkuar për t’u paraqitur.

Në fotografitë e publikuara nga Gazeta DRITA, duket se Baba Mondi shoqërohej nga konsulentët e tij.

Deri më tani nuk mësohen detaje lidhur me çështjet për të cilat ai është thirrur.

Le të kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Baba Mondi shkon në dyert e drejtësisë./albeu.com/