Avni Islami: Beogradi po tenton të riformësojë narrativën për sulmin në Banjskë

Me rastin e përvjetorit të ngjarjeve në Banjskë, eksperti i sigurisë Avni Islami ka reaguar ndaj deklaratave të Petar Petkoviqit, drejtor i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Të lidhura

None found

Në një postim në Facebook, Islami deklaroi se qëndrimet e Petkoviqit synojnë të ndryshojnë mënyrën se si paraqitet sulmi në Banjskë, duke përdorur, sipas tij, metoda të dizinformimit dhe propagandës asimetrike.

Ai vlerësoi se përqendrimi i Beogradit te mënyra e vdekjes së tre anëtarëve të grupit të armatosur shërben për të larguar vëmendjen nga përgjegjësia për organizimin, financimin dhe armatosjen e këtij formacioni paramilitar.

Sipas Islamit, ky grup cenoi drejtpërdrejt rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës, ndërsa gjatë sulmit u vra në krye të detyrës rreshteri i Policisë së Kosovës, Heroi Afrim Bunjaku.

Eksperti i sigurisë iu referua edhe pretendimeve të Petkoviqit për “ekzekutime të të burgosurve” dhe mungesë transparence, duke i cilësuar ato si taktika të luftës hibride. Sipas tij, këto pretendime synojnë ta paraqesin agresorin si viktimë dhe të dëmtojnë besueshmërinë e institucioneve legjitime të sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë, të cilat drejtuan operacionin në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

Islami tha gjithashtu se pyetjet për rolin e EULEX-it apo të patologëve serbë shpërfillin faktin që Kosova ka sovranitet të plotë juridik dhe profesional për të zhvilluar hetime të pavarura, në përputhje me standardet më të larta evropiane.

Ai shtoi se përpjekjet për t’i paraqitur personat që hynë në veri me armatim të rëndë ushtarak si “jo-terroristë” dhe për t’i glorifikuar ata tregojnë se Beogradi nuk është i interesuar për të vërtetën juridike. Në vend të kësaj, sipas Islamit, synohet ndërtimi i një narrative politike të rrezikshme, e cila mbron strukturat kriminale dhe kërcënon stabilitetin afatgjatë në rajon.


Shtuar më 25.09.2026 20:25

sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibombetsmovejojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetcasibom güncel girişcasibom güncel girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibomcasibomholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet