Autobusi aksidentohet rëndë, 3 humbje jete dhe 17 të plagosur

Një autobuz me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar në Turqi.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur 17 të tjerë.

Sipas raportimeve nga mediat turke, në aksident vdiqën shoferi dhe 2 pasagjerë. Nëntë prej të plagosurve raportohen të jenë në gjendje të rëndë.

Autobusi humbi kontrollin në Beykoz Reşadiye Mevkii.

Autobusi i pasagjerëve ndërqytetës, po lëvizte nga Tekirdağ për në Antalia dhe me 22 persona, përfshirë personelin dhe doli jashtë kontrollit, ndërsa u rrokullis në një park ndërsa po vazhdonte të merrte pasagjerë nga Dudullu.

Të plagosurit janë dërguar në spitalet përreth me autoambulanca dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 23.01.2022 19:46