Atentat shqiptarit në Greqi! Qëllohet me plumb në kokë në kafene

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi mbrëmjen e sotme ku një shqiptar është qëlluar me armë vrarë teksa po pinte një kafe në një lokal të zonës.

Sipas mediave greke ngjarja është regjistruar mbrëmje e sotme në një kafene në rrugën 104, Liosion, në zonën e Agios Panteleimon të kryeqytetit grek.

Shqiptari ndodhej brenda në bar kur një person ende i paidentifikuar është afruar dhe e ka qëlluar dy herë në kokë dhe një herë në zonën e barkut.

Më pas, ai është larguar në drejtim të paditur, ndërsa shqiptari është dërguar me auto-ambulancë për në spital ku mësohet se është në gjendje të rëndë në spital /albeu.com/