Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krujë ku një elektricist ka humbur jetën ën krye të detyrës.
Një elektricist 40-vjeçar ka humbur jetën teksa po punonte në një banesë ku ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Të lidhura
None found
Viktima është identifikuar me inicialet I. C., rreth moshën 40-vjeç, teksa kjo ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e kësaj të diele rreth orës 19:45.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 03.10.2021, rreth orës 19:45, dyshohet se shtetasi I. C., rreth 40 vjeç, duke kryer punime elektrike në banesën e shtetasit F. K., ka rënë në kontakt me rrymën elektrike e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/
