Asnjë humbje jete nga Covid në Kosovë, shënohen 30 raste pozitive

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 30 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë.

Ky është 24-orëshi i parë pas dy muajve që nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi. Për herë të fundit ndodhi më 9 gusht.

Janë shëruar 94 persona, ndërkohë janë edhe 1.676 raste aktive./albeu.com

 


Shtuar 7.10.2021 15:10