Merr flakë në lëvizje makina në Tiranë

Nja makinë te Rruga e Kavajës në Tiranë ka marrë flakë ndërsa ishte në lëvizje. Mësohet se shkak është bërë një difekt teknik.

Policia njofton se dëmet janë vetëm materiale dhe se ka nisur puna për zbadhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:55, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues E. S, 27 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për drejtuesin.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 7.10.2021 15:22