“Artileria e rëndë” e Perëndimit, momenti kur ukrainasit shkatërrojnë tankun rus me M777 anglez (VIDEO)

Armët e rënda të Perëndimit duket se po japin rezultate konkrete në luftën në Ukrainë.

Në pamjet më të fundit që janë publikuar nga mediat ndërkombëtare, shihen trupat ukrainase duke zhdukur me një goditje një tank rus dhe dy automjete luftarake të këmbësorisë.

Pamjet supozohet se tregojnë Brigadën e 81-të Ajrore të Ukrainës duke përdorur armë me rreze të gjatë për të synuar automjetet ruse dhe më konkretisht në këtë ofensivë ushtarake kanë përdorur obusët britanikë M777.

“Ushtarët e Brigadës 81 të DShV [Forcat Sulmuese Ajrore të Ukrainës] shkatërruan një tank dhe dy automjete luftarake këmbësorie të pushtuesve rusë. Videoja tregon punën e suksesshme të ushtarëve të artilerisë së Brigadës së 81-të Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës, të cilët, duke përdorur obuset britanike M777 155 mm, shkatërruan pajisjet dhe fuqinë punëtore të rusëve. Në veçanti, një tank dhe dy automjete luftarake të këmbësorisë të pushtuesve rusë së bashku me ekuipazhet e tyre u kthyen në skrap. Vdekje pushtuesit rus! DShV – Gjithmonë i pari! Lavdi Ukrainës!”, thuhet në njoftimin e Komandës së Trupave Sulmuese të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Ndërkohë, kjo është goditja e fundit për forcat ruse që kanë pësuar humbje të mëdha në personel dhe pajisje ushtarake në pushtimin e tyre të kushtueshëm katër-mujor.

Ukraina pretendon se Rusia ka humbur 33,800 personel, 1,477 tanke, 3,588 automjete luftarake të blinduara, 749 njësi artilerie, 235 sisteme raketash të shumëfishta, 98 sisteme të mbrojtjes ajrore, 216 avionë luftarakë, 181 helikopterë, 601 dronë, 25 raketa, 130 anije luftarake, 25 raketa, 130 cisterna karburanti, dhe 55 njësi pajisje speciale.