Arrestohet një person i armatosur i dyshuar si autori vrasjes së 6 personave në paradën e 4 korrikut në Çikago

Personi i dyshuar për vrasjen e të paktën gjashtë personave dhe plagosjen e rëndë të më shumë se 30 në një paradë të 4 korrikut në Çikago është arrestuar, ka thënë policia.

Një zëdhënës i policisë së Highland Park tha se i dyshuari, Robert E Crimo III , 22 vjeç, u pikas nga një patrullë.

I dyshuari ka ikur dhe pas një ndjekjeje të shkurtër policia ka mundur ta ndalojë.

Autori me sa duket hapi zjarr nga një çati duke përdorur një pushkë me fuqi të lartë, e cila u gjet në vendngjarje, tha zëdhënësi i Task Forcës së Krimit të Madh të Lake County, Christopher Covelli.

Covelli konfirmoi se policia besonte se kishte vetëm një autor. /albeu.com