Në takimin konsultativ me donatorët, ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka folur për korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Ambasadorja tha se njerëzit humbasin besimin në sistem kur shohin politikanë të korruptuar dhe sipas saj, e vetmja mënyrë për të luftuar krimin e organizuar është të kemi institucione të pavarura që mbështesin zbatimin e ligjit.
Më tej u shpreh se arrestimi i politikanëve të korruptuar është vetëm fillimi.
“Kur njerëzit e ndershëm shohin politikanë të korruptuar ata humbasin besimin në sistem. Atyre duhet t’u garantohet se do të kenë çdo shans përballë njerëzve të tillë. E vetmja mënyrë për të luftuar krimin e organizuar është të kemi institucione të pavarura që mbështesin zbatimin e ligjit.
Shqipëria ka arritur suksese të vërteta në vitin 2021 që nga largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, arrestimi i politikanëve. Ky është vetëm fillimi. Ne po shohim një epokë të re. Ekziston ndjesia se pandëshkueshmëria po merr fund. 60-65 ton heroinë kontrabandohen në rajon gjatë vitit. Kjo tregon që trafikimi mund të ndodhë vetëm me ndihmën e aktorëve shtetërorë”, tha ambasadorja.
Kim u ndal dhe te trafikimi i qenieve njerëzore, dhe tha se është rritur duke theksuar se mijëra emigrantë kalojnë përmes Shqipërisë për në BE.
“Trafikimi i qenieve njerëzore është rritur gjithashtu. Mijëra emigrantë kalojnë përmes Shqipërisë për në BE. Korrupsioni luan një rol në këtë gjë. Grupe e krimit të organizuar vazhdojnë të pastrojnë paratë. Ajo për të cilën jemi për të folur këtu sot është se si ministria e Brendshme mund ta bëjë Shqipërinë një vend më të mirë për të gjithë. Duhet të rritet transparenca dhe llogaridhënia”, tha Yuri Kim./albeu.com