Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me arrestimin e kreut të Bashkisë së Lushnjës dhe zyrtarëve të tjerë të përfshirë në korrupsion dhe abuzim me tenderat.
Basha, përmes një postimi në Twitter shkruan se arrestimi i Fatos Tushes ershi pas denoncimeve shumëvjeçare të PD-së dhe ky mund të jetë një filllim i mbarë.
“Arrestimi i Fatos Tushës pas denoncimeve shumëvjeçare nga PD të bashkëpunimit të tij korruptiv me krimin e organizuar, mund të jetë një fillim i mbarë. Por kjo do të varet nga aftësia, kuarajo dhe pavarësia e drejtësisë për të goditur lidhjet e pushtetit me krimin, lidhjet e Hakmarrjes për Drejtësi me Tushën, Braçen dhe vetë Ramën, dhe përfitimet e tyre të ndërsjellta në vite të gjata bashkëpunimi”, shkruan Basha./albeu.com