Arrestimi i kreut të PSD-së dhe përplasja me policinë, Kryetarja e Gjykatës Speciale në Kosovë “ngujohet” në hotel

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësja Ekaterina Trendafilova, po vazhdon të qëndrojë brenda një hoteli në Prishtinë, ndërsa takimi i përcaktuar me përfaqësues të shoqërisë civile nuk ka nisur ende.

Takimi ishte përcaktuar të fillonte në 14:30, por aktivistë të Partisë Socialdemokrate ndërmorën një aksion për ta kundërshtuar vizitën, raporton T7

Në përplasje me policinë, janë arrestuar disa aktivistë të PDK-së, përfshirë kryetarin e kësaj partie, Dardan Molliqaj.


Shtuar 29.11.2023 15:22