Armë, mina me telekomandë e municion luftarak, lezhjanët lënë pa fjalë policinë: 3 shtetas në pranga

Vijon operacioni “Mataro”. Si rezultat i hetimeve të thelluara, Policia zbulon një apartament në përdorim nga shtetasi E. V. Gjatë kontrollit të apartamentit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armë zjarri pistoletë, leje drejtimi dhe dokumente të tjera të lëshuara nga një shtet tjetër.

Shërbimet e Policisë Lezhë kanë vijuar punën intensive për dokumentimin e plotë e veprimtarisë kriminale të shtetasve E. V. dhe M. N. të cilët janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Mataro”.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore është zbuluar një apartament që ishte në përdorim nga shtetasi E.V. Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në këtë apartament gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, disa mjete identifikimi dhe leje drejtimi të lëshuara nga një shtet tjetër.

Gjatë operacionit “Mataro” u vunë në pranga 3 shtetas, u shpallën në kërkim shtetasit E. V. dhe M. N., si dhe u sekuestruan arsenal me armë, municion, mina me telekomandë, një sasi e konsiderueshme eurosh e përfituar nga veprimtaria kriminale dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. /albeu.com/

Shtuar 13.12.2021 08:57