Ardit Gjebrea dedikim të ndjerë fëmijëve: Rrituni sa të doni, për ne do jeni gjithmonë beba

Moderatori i njohur, Ardit Gjebrea, është një nga personazhet më të dashur nga publiku shqiptar. Ai është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku ndan vazhdimisht  momente të ndryshme nga jeta e tij.

Arditi ka ndarë një foto të dy fëmijëve të tij, Annës dhe Jonit. Ky i fundi jeton në SHBA dhe mesa duket ka zgjedhur që të kthehet për pushime në atdhe.

Mirëpo, ai që i ka emocionuar të gjithë ishte dedikimi i Gjebreas, i cili ka shkruar: “Rrituni sa të doni, prapë dy beba do jeni për ne, gjithmonë”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea)

Ndërkohë, komentet kanë qenë të shumta, ku komplimentojnë Annën se sa është rritur dhe Jonin po ashtu.

Shtuar 6.08.2022 13:09