Vlonjatët zihen për një vend parkimi

Një sherr për një vend parkimi ka ndodhur në Vlorë, mes dy personave. Gjatë sherrit, 41-vjeçari me iniciale R.XH., dhe e ka kanosur shtetasin A. Ç., 54 vjeç. Policia ka nisur hetim për 41-vjeçarin.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. Xh., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se pas një konflikti, për një vend parkimi, ka kanosur shtetasin A. Ç., 54 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com

Shtuar 6.08.2022 13:01