Apeli merr vendim në lidhje me juridiksionin e Speciales pas ankesave të krerëve të UÇK-së

Dhomat e Apelit në kuadër të Gjykatës Speciale kanë marrë sot një vendim ndaj apeleve të parashtruara nga Prokuroria dhe katër krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër vendimit të gjyqtarit paraprak në lidhje me juridiksionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Në vendimin e tij, Gjykatësi i Procedurës Paraprake kishte rrëzuar shumicën e mocioneve të Mbrojtjes, por kishte miratuar pjesërisht mocionin e Veselit dhe rrjedhimisht kishte urdhëruar ZPS-në të paraqesë një aktakuzë të ndryshuar ku të përjashtojë përgjegjësinë penale për NPK III për krimet me synim konkret.

Në vendimin e sotëm, Paneli i Gjykatës së Apelit rrëzoi të pesë apelet, me përjashtim të pikës 1 të apelit të Prokurorisë, në lidhje me të cilën Paneli konstatoi “se zbatueshmëria e NPK III si formë e përgjegjësisë penale për krime me synim konkret, para Dhomave të Specializuara nuk mund të cilësohet si çështje juridiksionale” sipas rregullës 97, dhe se kjo çështje mund të parashtrohet gjatë gjykimit.

Vendimi i mëhershëm i gjyqtarit paraprak ishte marrë më 22 korrik.

VENDIMI I PLOTË: 


Shtuar 23.12.2021 22:39