Aksident i frikshëm në Ksamil, makina me 3 të rinj bie nga lartësia (FOTO LAJM)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sarande-Ksamil.

Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi në vendin e quajtur “Hidrovori”.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se brenda në mjet ndodhen tre të rinj, ku njëri prej tyre është arritur të nxirret dhe është transportuar në spital.

Nga ana tjetër nuk dihet gjendja shëndetësore e dy të rinjve të tjerë. Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 23.12.2021 22:28