Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur mospranimin e ankimimit të familjarëve të viktimave të 21 janarit.
Familjarët kundërshtuan vendimin e SPAK për kalimin e çështje për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës.
Me këtë vendim, dosja nuk do të merret nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, por i kalon përfundimisht Prokurorisë së Tiranës.
Edhe më herët familjarët e viktimave të 21 janarit kanë shprehur mosbesimin e tyre se çështja mund të zbardhet në një gjykatë të zakonshme.
Gjatë protestës së 21 janarit 2011, mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj./Albeu.com/