Anthropic do të pajisë me filigranë të padukshëm përmbajtjet e gjeneruara nga Claude

Për të përmbushur rregullat e Bashkimit Europian, Anthropic do të vendosë shenja të padukshme në materialet e prodhuara nga Claude.

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale bëri të ditur se çdo tekst dhe skedar i krijuar përmes modelit të saj Claude do të pajiset me filigranë të padukshëm, të njohur edhe si logo ose watermark. Masa lidhet me kërkesat e reja të BE-së për më shumë transparencë në fushën e inteligjencës artificiale.

Të lidhura

None found

Sistemi i shënimit do të përfshihet që në lançim në të gjitha versionet e Claude të publikuara pas 2 gushtit 2026. Ndërkohë, Anthropic po punon për ta integruar teknologjinë edhe në modelet e nxjerra më herët.

Zbatimi do të shtrihet në çdo shërbim të Claude, nga aplikacioni për konsumatorët dhe platforma për zhvilluesit (API), deri te Claude Code, Claude Cowork dhe Claude Tag. Në këtë politikë përfshihen gjithashtu versionet që ofrohen nëpërmjet AWS, Google Cloud dhe Microsoft Foundry.

Filigrani do të funksionojë përmes dy mënyrave të ndryshme.

Në rastin e tekstit, brenda materialit të gjeneruar do të vendoset një model që nuk dallohet nga lexuesi. Megjithatë, sistemet kompjuterike do të mund ta zbulojnë atë dhe shenja do të ruhet edhe kur përmbajtja kopjohet dhe vendoset në një hapësirë tjetër.

Anthropic thotë se përdorimi i kësaj metode nuk cenon kuptimin, cilësinë ose lehtësinë e leximit të përmbajtjes së prodhuar nga Claude.

Mënyra tjetër do të përdoret për skedarët. Në formatet e mbështetura, si .svg, .png dhe .jpg, Claude do të përfshijë metadata me nënshkrim dixhital, të cilat dëshmojnë se skedari është përpunuar nga sistemi i inteligjencës artificiale.

Duke vepruar si një “gjurmë dixhitale”, këto metadata ngjajnë me të dhënat EXIF që ruhen në fotografi. Përmes tyre mund të kontrollohet prejardhja e skedarit dhe të evidentohen ndërhyrjet e mundshme.

Ndonëse vendimi synon pajtueshmërinë me Aktin Europian për Inteligjencën Artificiale (EU AI Act), filigranët nuk do të kufizohen vetëm në Europë. Sipas Anthropic, ata do të përdoren në çdo shtet ku Claude është i disponueshëm.

Kjo masë shihet si një tregues i ndikimit që rregullat europiane kanë në përcaktimin e standardeve globale të industrisë së inteligjencës artificiale.

Megjithatë, kompania pranon se metadatat mund të mos ruhen përgjithmonë. Ato mund të zhduken kur skedari kthehet në një format tjetër, ruhet përsëri, fotografohet përmes një pamjeje ekrani ose kalon në procese të tjera të ngjashme.

Si pasojë, pas konvertimeve apo ndryshimeve të mëvonshme, një dokument ose imazh që fillimisht kishte shenjën e Claude mund të mos përmbajë më asnjë gjurmë të saj, shkruan Euronews.


Shtuar 12.08.2026 12:28

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomtaraftarium24 girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibomHoliganbetJojobet