Mes protestave që vijojnë në vend, Andi Tepelena është shprehur se lëvizja qytetare, sipas tij, ka mundur t’u bëjë ballë përpjekjeve për ta diskredituar në rrjetet sociale dhe nga struktura të organizuara politike.
Ai deklaroi se “regjimi ka aktivizuar një ushtri patronazhistësh për të njollosur protestën”, por theksoi se kjo përballje është fituar nga qytetarët dhe nga ata që e mbështesin.
Të lidhura
None found
Sipas Tepelenës, protestuesit i bashkon kërkesa për largimin e qeverisë, si edhe nevoja për një transformim të thellë të sistemit politik.
Ai nënvizoi se partitë politike duhet të futen në një etapë të re riformatimi, përndryshe, siç u shpreh, “do të përfundojnë në koshin e historisë”.
“Regjimi ka aktivizuar një ushtri me patronazhistë që tentojnë të bëjnë pis, por ne e kemi fituar këtë betejë sepse vetë qytetarët dhe influencerat janë një media më vete që po tejkalon çdo censurë. Ne na bashkon fakti që të gjithë duam largimin e qeverisë dhe jemi anti kast, për të çliruar një sistem politik, duhet të nisë një epokë e re ku partitë politike kanë shansin e madh të riformohen, ndryshe do të përfundojnë në koshin e historisë. Mbase mund të nisë një lëvizje e re politike që mund të quhet “Shqipëria e re” ose “Shqipëria tjetër” që mund të ndodhë pas reformës zgjedhore”, tha ai.
