Ambasadori Bushati takon ikonën e muzikës, Parashqevi në SHBA: Këngët e saj ngritën peshë zemrat e shqipëtarëve

Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati është takuar para pak ditësh me këngëtaren e shquar shiptare Parashqevi Simaku. Takimi u bë në një mbrëmje të organizuar në nder të fotografit Fadil Berisha që ka bërë bashkë ambasadorin me yllin muzikës shqiptare, e cila jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara.

“️Parashqevi Simaku shkëlqen për Shqiptarët kudo në botë. Në mbrëmjen në nder të ikonës se artit Fadil Berisha, këngët e Parashkës ngritën peshë zemrat e sallës shqiptare”, ka shkruar Bushati krahas disa fotove që ka publikuar.

Parashqevi Simaku, e cila kishte shumë vite që jetonte e pastrehë dhee braktisur nga familja në New Jork, ka tronditur mbarë opinionin publik shqiptar. Disa muaj më parë, këngëtarja u pa në një video të publikuar nga një televizion amerikan, teksa merrte ndihma sociale dhe endej rrugëve. Parashqevi Simaku u ndihmua nga shqiptarë që jetojnë në SHBA dhe jo vetëm, ndërsa tashmë i është rikthyer muzikës duke sjellë një këngë të re.


Shtuar 8.04.2025 18:55