Mbledhja e datës 30 prill të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është shoqëruar me debate të ashpra mes anëtarëve. Protagonistë të kësaj përplasjeje kanë qenë kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, dhe anëtari Sokol Stojani.
Gjithashtu, nuk kanë munguar debatet me tone të larta dhe tensione, ku më pas janë përfshirë edhe anëtarë të tjerë.
Të lidhura
None found
Kjo kërkesë është kundërshtuar nga Stojani, çka solli edhe përplasjet mes tyre. Seanca ka zgjatur mbi 7 orë dhe është shoqëruar me debate dhe tone të larta:
Pjesë nga debati:
Sokol Stojani: S’ka gjë më ordinere se kjo. Ky është një problem konceptual.
Mirela Bogdani: Unë e rikthej për diskutim.
Sokol Stojani: Nuk diskutohet një vendim i marrë! Po nuk rrëzohet një diskutim, moj!
Mirela Bogdani: Unë kështu e gjykova. Kush je ti që më tregon mua?
Sokol Stojani: Po kush je ti, moj?
Mirela Bogdani: Po mbase jam çmendur unë.
Sokol Stojani: Po je çmendur, moj, je çmendur.
