Korreshi publikon pamjet nga Lushnja: Liqeni dhe përroi janë kthyer në landfill, na mbytën plehrat

Deputeti i PD, Saimir Korreshi, ka denoncuar përmes një video gjendjen alarmante të ndotjes mjedisore pranë liqenit në Kasharaj, Lushnje. Pamjet tregojnë një situatë të rëndë, ku mbeturinat kanë pushtuar hapësirat e gjelbra, duke krijuar një panoramë të shëmtuar dhe një vatër infeksioni.

Në video-denoncimin e publikuar në rrjetet sociale, Korreshi shprehet i revoltuar teksa filmon plehrat e hedhura pa kriter kudo, përfshirë edhe në përroin që kalon përmes zonës dhe shërben për vaditje.

Të lidhura

None found

“Koshin e kemi, po shikoni si i kemi plehrat. Ky përroi vadit gjithë zonën, po shiko si janë plehrat aty”, thotë deputeti, duke e krahasuar me ironi situatën me Amazonën. “Ka në Amazon kështu? Jo, s’ka”.

Sipas Korreshit, zona e cila ka një potencial të jashtëzakonshëm natyror dhe mund të shërbente si një hapësirë shlodhëse për komunitetin, është kthyer në një landfill të hapur.

“Këtu është një freskëllëk, të bësh një piknik, një tavolinë… ja të mbyt era e plehrave”, thotë ai, duke theksuar se bukuria natyrore është shkatërruar nga papërgjegjshmëria.

Ai i bën thirrje direkte autoriteteve përgjegjëse që të ndërhyjnë për pastrimin e zonës, duke kujtuar se qytetarët paguajnë taksa pikërisht për shërbime të tilla.

Video-denoncimi i plotë:

Alo bishkia, jemi në Kasharaj. Liqeni, po zbresim poshtë te pallatet. Ja dhe rezultatet. Koshin e kemi, po shikoni si i kemi plehrat. Urdhëro! Këtu kalon përroi poshtë. Dhe ky përroi vadit gjithë zonën. Po shiko si janë plehrat aty. Si në Amazon! Ka në Amazon kështu? Jo, s’ka. Po hajde dilni njëherë në Kasharaj, kalojeni, shkeleni, prekeni llucën, se na mbytën plehrat! Na mbytën, na mbytën, na mbytën plehrat. Edhe njëherë që ta dini si zonë, te kthesë e fundit. Ja dhe këtu që i bie të jetë një burim, përrua, të ketë çik bukuri… Po ku të lënë bidonat, ku të lënë plehrat! Kështu që, këtu është një freskëllëk, të bësh një piknik, të vesh një tavolinë. Të mbyt era e plehrave! Hajde e pastrojeni, hajde se paguajnë lekë njerëzit për të pastruar plehrat! Hajde e pastroni plehrat! Se shiko sa bukuri është! Shiko sa e këndshme është, shiko! Këtu ka pasur dikur, i bie të ketë pasur një çezmë. Edhe kësaj i keni vënë tapë. O po dakord kjo! Shiko! Atje matanë plehra, shiko si i bëjnë bidonat atje. Shiko! Kapi njëçikë bidonat. Po pse ore burrë i dheut? Ja dhe për ta përmbyllur nga afër, ja koshi, ja plehrat. Bëjmë sikur s’i shikojmë ato pjesët që kanë rënë aty poshtë. Po duhen pastruar ato.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Saimir Korreshi (@saimir.korreshi)


Shtuar 12.05.2026 11:54